Deklarata e Alketa Vejsiut pas arrestimit të të vëllait

Deklarata e Alketa Vejsiut pas arrestimit të të vëllait

288
0
Shares

Në hapje të spektaklit “Dance with me” Alketa dha edhe një mesazh për publikun duke lënë të kuptohet se jeta e saj profesionale nuk ndikohet nga ngjarje apo rrethana të tjera qoftë edhe familjare.

“Vij si gjithmonë çdo të hënë me një qëllim të vetëm, për t’ju argëtuar e zbavitur. Jam me fat sepse këtu në familjen e madhe të Tv Klan asgjë që ndodh jashtë nuk interferon në festën dhe gëzimin e jetës”, deklaroi Vejsiu.

Vëllai i saj u arrestua gjatë operacionit “Telekomanda” zhvilluar në Lezhë, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY