VIDEO/ Tabaku: “Arrestimi i Rrajës truk i Ramës, pas 6 muajsh del...

VIDEO/ Tabaku: “Arrestimi i Rrajës truk i Ramës, pas 6 muajsh del nga burgu”

96
0
Shares

Lidhur me rastin e Xhisiela Malokut, që ka tronditur opionin publik për fshehjen që Policia tentoi t’i bëjë ngjarjes, Partia Demokratike i ka bërë thirrje qytetarëve sot për t’iu bashkuar protestës përpara kryeministrisë për t’i dhënë fund lidhjes së pushtetit me krimin. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, deklaroi se Policia e Shtetit ka kryer së fundmi, një arrestim vetëm për fasadë për djalin e deputetit Rexhep Rrahja dhe me akuzën e lehtë “përndjekje” që i është dhënë për një vajze të re që ka torturuar, pas 6 muajsh ai del nga burgu.

“Me akuzën më të lehtë, për përndjekje, – tha Tabaku, – pushteti i Edi Ramës i ka dhënë lehtësi dhe nëse shpallet fajtor i biri i deputetit do të dalë pas 6 muajsh. Xhisiela vazhdon të jetën nën kërcënimin e bandës në pushtet; ajo nuk është marrë akoma nën mbrojtje sepse asnjë institucion sot nuk funksionon qëllimshëm.

Policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani arrestimin për fasadë. Ky është truku që Rama po përdor për të mbyllur skandalin. Nëse ne i tolerojmë në heshtje, radha do të vijë edhe për fëmijët tanë. Sot në orën 17:30 të protestojmë që së bashku ta ndalim krimin.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY