Zjarr në Fushë-Arrëz, situata del jashtë kontrollit, bashkia kërkon ndërhyrjen e mjeteve...

Zjarr në Fushë-Arrëz, situata del jashtë kontrollit, bashkia kërkon ndërhyrjen e mjeteve ajrore

64
0
Shares
foto ilustuese

Situata e zjarreve në Shqipëri nuk po arrin të qetësohet dhe të neutralizohet.

Së fundmi mësohet për një tjetër zjarr të rënë në Fushë-Arrëz, ku situata me këtë zjarr ka dalë jashtë kontrollit.

Zjarri ka rënë në sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit,  ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Disa përfaqësues të Bashkisë kanë bërë apel  për ndërhyrje nga ajri, pasi flakët po iu afrohen shtëpive të banimit.

Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë shprehur për BallkanWeb, ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY