VIDEO/Rama i përgjigjet pyetjes, tregon se pse nuk u arrestua djali i...

VIDEO/Rama i përgjigjet pyetjes, tregon se pse nuk u arrestua djali i deputetit

97
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë në Korçë.

Pasi ka folur për projektet e tij, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilët e kanë pyetur për ngjarjen e fundit të ndodhur në Fushe Krujë ku janë të përfshirë dy deputetët e tij, Rrahman Rraja dhe Taulant Balla.

Rama ka thënë se ai nuk mund t’iu përgjigjet akuzave halucinante, për veten e tij  edhe për kolegët e tij.

Sa më takon mua për vajzën, policia ka bërë punën e saj, ndërsa djali i deputetit nuk ka patur trajtim preferencial. Së dyti, vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Inkurajoj dhe mbështesë organe e drejtësisë të çojnë çështjen deri në fund” është shprehur ai.

Nga ana tjetër, kur gazetarët e kanë pyetur se pse nuk është arrestuar  djali i deputetit të PS, i cili sipas ekspertizës mjekësore ka dhunuar vajzën nga Fushë-Kruja, kryeministri Rama tha se është prokuroria ajo që duhet të vijojë hetimet, dhe më pas gjykata do të japë verdiktin e saj.

”Arrestimet nuk i bën qeveria, nuk i bën kryeministri, se po t’i bëja unë do kishit parë shumë deri tani, por fatmirësisht s’kam asnjë detyrë për këtë gjë, asnjë përgjegjësi, dhe është Prokuroria ajo që duhet të kryejë deri në fund hetimet, dhe të marrë vendimet për ta çuar hetimin drejt gjykimit” u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri ka thënë se deputeti duhet të hetohet njësoj si gjithë të tjerët nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces të drejtpërdrejtë.

Shqipëria ka një ligj, ku çdokush mbi 18 vjeç përgjigjet vetë para ligjit, dhe askush nuk mban përgjegjësi përveçse ai që është përgjegjës, vajza meriton drejtësi, dhe të gjithë duhet t’ia kursejnë abuzimin, dhunimin, dhe përdorimin si “mish për top”, për qëllime politike.Për ne askush nuk është mbi ligjin, dhe jo djalë deputeti apo deputet. Dhe këtë e kemi treguar sa herë ka qenë nevoja”, u shpreh kryeministri Rama.

(*Përgjigjet e Ramës i gjeni nga minuta e 9 deri në fund të videos)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2118633998453116/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY