VIDEO/Cunami godet Indonezinë, dallga 2 m e lartë, 48 të vdekur dhe...

VIDEO/Cunami godet Indonezinë, dallga 2 m e lartë, 48 të vdekur dhe qindra të plagosur

55
0
Shares

Të paktën 48 njerëz janë vrarë pas një tërmeti të fortë dhe cunamit që goditi Indonezinë.

Një valë deri në dy metra e lartë përfshiu qytetin e Palut në ishullin Sulawesi pasi tërmeti 7.5 ballë rrëzoi  ndërtesat duke i lënë njerëzit në qiell të hapur.

Zëdhënësi Sutopo Purwo Nugroho tha se katër spitale në Palu kanë raportuar 48 të vdekur dhe 356 njerëz të plagosur deri më tani, duke paralajmëruar se numri i viktimave do të rritet dhe shumë prej tyre do të mbeten të panjohur.

Fati i disa qindra njerëzve të përfshirë në një festival plazhi është gjithashtu i panjohur pasi e gjitha zona u godit nga cunami.

Festivali ishte në Palu, kryeqyteti i provincës Qendrore Sulawesi, i cili u mbush me mbeturina nga ndërtesat e rrënuara dhe ujërat e detit.

Një tërmet me magnitudë 6.1, i cili më parë goditi Sulawesin qendror thuhet se vrau një person dhe plagosi 10 të tjerë, si dhe dëmtoi dhjetëra shtëpi.

Autoritetet po përpiqen të bashkërendojnë përpjekjet e shpëtimit, sepse një ndërprerje e energjisë ka ndërprerë komunikimet rreth Palu dhe qytetit të afërt të Donggala, i cili është më afër epiqendrës së tërmetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY