Rifillon vettingu, kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që do vendosen në “filtër”!

Rifillon vettingu, kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që do vendosen në “filtër”!

101
0
Shares

Pas një pauze thuajse të plotë nga 6 gushti, në tetor është lajmëruar rikthimi i seancave dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas përfundimit të listës me prioritet me 57 magjistratë kandidatë për organet e reja të drejtësisë, listë që tashmë është drejt fundit,  Komisioni pritet të vijojë me ritëm të plotë rivlerësimin e rreth 36 krerëve të gjykatave e prokurorive të apelit në gjithë vendin, shorti për të cilët është hedhur më datë 16 janar të këtij viti.

Në këtë listë bëjnë pjesë 4 kandidatë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe 10 anëtarë të Prokurorisë së Përgjithshme.

2 muaj pas tyre, më 16 mars, është shortuar një tjetër listë me 36 magjistratë, e përbërë nga krerët e gjykatave dhe prokurorive të rretheve, shkruan “scan”.

Sezoni i dytë i Vetting-ut, do të vijojë me një listë të tretë të shortuar më 16 maj,  ku bien në sy 7 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, disa këshilltarë e ndihmës ligjorë të rangjeve të larta, si dhe gjyqtarët e apelit të Krimeve të Rënda.

Ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publike dy seancat e para që do zhvillohen më 3 tetor. E para do jetë me Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër, për të pasuar nga  Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY