Pas fitores së bujshme, zbulohet sa lekë morën lojtarët e Partizanit

Pas fitores së bujshme, zbulohet sa lekë morën lojtarët e Partizanit

85
0
Shares

Fituesit e Derbit padyshim meritojnë shpërblim. Pasi mundi Tiranën, vetëm me një gol të shënuar, lind natyrshëm mendimi se çfarë e pret Partizanin pas këtij debutimi të sukseshëm.

Panorama Sport shkruan se pas fitoreve ndaj bardhebluve, të kuqtë e kanë traditë të festojnë në një nga lokalet e ish-bllokut.

Madje, kësaj radhe festa u ka ardhur nga vetë drejtori Olsi Rama, i cili iu drejtua lojtarëve në formë batute: “Mjaft iu ka izoluar trajneri, tani ejani e të festojmë të gjithë”.

Përpos festës, në ngjarje të tilla presidenti Demi dhe miqtë e tij e zgjidhin “qesen” dhe u përfol se shpërblimi kap shifrën e 20 milionë lekëve.

Gjithsesi, shifra reale do të mësohet në ditët në vijim, pasi suksesi në derbi nuk njeh kufi në kampin e kuq.

Në festën pas fitores nuk ka kufizime për “demat”, përfshi edhe pijet alkoolike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY