Gazetarja tregon detaje të reja, çfarë i kishte thënë polici në Fushë...

Gazetarja tregon detaje të reja, çfarë i kishte thënë polici në Fushë Krujë për rastin e Xhisielës

156
0
Shares

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se rastet si ajo e Xhisiela Malokut  vijojnë të përsëriten.

Me një eksperiencë të gjatë në të tilla raste, gazetarja rikthehet pas në vite, ku  më parë kishte denoncuar rastin e një gruaje të keqtrajtuar nga bashkëshorti por policia e Elbasanit e kishte përcjellë me batutën “kot s’të ka rrahur”.

Duke iu rikthyer  deklaratës së policisë ditën e djeshme për rastin e Xhisielës, Hoxha shtron disa pyetje, ndërsa zbulon dhe një bisedë me një polic të Fushë Krujës që i kishte thënë se nuk dinin si ta zbardhnin ngjarjen pasi vajza ishte duke u puthur me djalin, kur doleën nga hoteli, ndërsa i pyetur se si dukeshin kur kishin hyrë, ai tregon se pamjet janë fshirë.

“Une them qe faji nis nga komisariati numer 3, fajtori kryesor eshte agjenti Koldashi qe i mori denoncimin Xh. M dhe e referoi nga Tirana ne Kruje. Te kontrollohet urgjent edhe ai, ndoshta mund ti gjendet ndonje shkelje, nese nuk i gjendet gje, bejini analizat e kolesterolit, ndoshta i dalin me vlera te patolerueshme !!”, shkruan Hoxha.

Postimi i plotë:

Ne vitin 2009 , ne Top Channel denoncova rastin e nje gruaje te keqtrajtuar nga bashkeshorti. E dhunuara me tregoi se si policia e Elbasanit e kishte percjelle ,me batuten ” kot ste ka rrahur”. Bashkeshorti dhunues si per rastesi ishte nje biznesmen. Ne ate kohe ne krye te policise se shtetit ishte Ahmet Prenci dhe zedhenes Klodiani. Fillimisht policia e shtetit e mohoi, nxoren ca protokolle dhe bishta qe edhe vete fillova te dyshoja, mos valle ajo gruaja nuk e kish vertet hunden dhe krahun e thyer? Mos valle mjekja qe ma referoi nuk dinte te dallonte kockat e thyera?

Por .. pas 24 oreve..atehere kur lajmi kishte marre dhene, pavaresisht se pati nga ATA dhe ATO  qe thoshin se denoncuesja ishte nga bashkeshortet qe ia bejne borxh burrit, policia reflektoi ! Drejtori i policise , pavaresisht debateve qe kishim me njeri tjetrin, sepse te dy mbronim punen tone, veproi. U bind se dikush nuk e kishte bere detyren . U bind se nuk mund te fshiheshe pas gishtit dhe se ndonjehere duhet treguar ” edhe gabohet” .  Shkarkoi brenda 24 oreve 6 police, u derguan per ndjekje penale gjashte police perfshi edhe nje nga shefat e policise. Sepse u terhoqen nga justifikimi se perse gruaja nuk vazhdoi te denonconte ne nje komisariat tjeter, se faji eshte i viktimes , se ka disa dualitete ne deshmi , se polici x nuk ja tha policit y.  E njejta gje ndodhi shume vite me pare edhe me nje vajze qe pretendoi se ishte abuzuar nga disa ushtare. U zvarrit. Pati fshehje. Pati justifikime.

Sepse, shoh qe historia perseritet, dhe nese nuk reflektohet .Dje dolen nje varg zyrtaresh te policise se shtetit, respekt per ta, por..prisni pak. A mund tna thone ata se kush e dhunoi xh.m , dhe perse nuk eshte arrestuar njeriu  qe e keqtrajtoi? Per fat te mire te dyja zyrtaret e policise ne poltron ishin femra, dhe kjo me shton shpresen se ato do te jene te prirura ti japin te drejte denocueses dhe te dyshojne. Dhe te mos me thone sic me tha dje nje polic i Fushe Krujes ” sdime si ta zbardhim se ajo doli duke u puthur nga hoteli me djalin e deputetit” . Kur une e pyeta ” po mire , po cfare tregon kamera kur cifti hyn ne hotel ” , ai mu pergjigj ” ah nuk e dime ende se ajo kamera ehste fshire ” . Dhe mu kujtua nje nga rregullat e kriminalistikes qe na i kane mesuar ” aty ku fshihet nje gjurme, pikerisht fillo te dyshosh s3 ajo ishte nje gjurme” . Kam rezervat e mia per policin Emiliano Nuhu , perse nje nga agjentett me te mire te infiltrimit na i hodhi emrin e vajzes dhe perse nuk e tregoi veten qe eshte ndryshe, perse nuk ja ruajti emrin. Ashtu sic edhe per llojin tone.

Por del se Emiliano Nuhu qe ishte i vetmi qe kreu veprime hetimore na qenka fajtori. Une them qe faji nis nga komisariati numer 3, fajtori kryesor eshte agjenti Koldashi qe i mori denoncimin Xh. M dhe e referoi nga Tirana ne Kruje. Te kontrollohet urgjent edhe ai, ndoshta mund ti gjendet ndonje shkelje, nese nuk i gjendet gje, bejini analizat e kolesterolit, ndoshta i dalin me vlera te patolerueshme !!

Vecse ate Citozin mos ma ngisni, e lini me dy rresht , shkarazi, vetem kaq ” u referua per shperdorim detyre”

Mos ma ngisni as shefin e konisariatit te Krujes ! As shefin e Fushe Krujes ! Ju lutem ! Skane faj ata se Nuhu u tremb, Nuhu qe ka marre certifikate sigurie para nje muaj nga ky shtet , qe ka marre pjese ne operacione infiltrimi qe nga droga deri tek trafiku i armeve.

Me mire te vajtoje dje Niko Brahimi, sesa heshtje dje perkrah shefes tende. Nje polic si ti e di fort mire cdo te thote te humbasesh nje polic si E. Nuhu

Policia dje ja hodhi topin prokurorise , dy grate e policise ja hodhen nje gruaje tjeter te prokurorise kesaj radhe , prokurores Mirela Kapo. Po mire, si mund te futet policia ne detaje se cfare u hetua mire e cfare keq? Nuk eshte ne vleresim te prokurorise kjo faze?

Tek ai njoftimi keni harruar edhe nje shkelje tjeter te Nuhut : kur doli nga lokali ku ishte ulur me kercenuesit, sipas kamerave duket qe ai ju dha doren. Turp ti vije atij e turp shokeve te tij qe pas asaj dite , i rrinin pa orar ne shtepi. Nga dikush po e ruanin, derisa ai cau ferren dhe iku.

Shendet !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY