INTERVISTA/Spaho: Nëse vettingu bëhet, rrëzohet gjysma e qeverisë

INTERVISTA/Spaho: Nëse vettingu bëhet, rrëzohet gjysma e qeverisë

50
0
Shares

Edmond Spaho, kreu i deputetëve të PD-së ka deklaruar se vettingu i politikanëve do të rrëzojë gjysmën e qeverisë të lidhur me krimin.

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Spaho ka folur rreth nismës së re të Partisë Demokratike si dhe nuk ka asnjë pritshmëri pozitive nga mazhoranca.

Edmons Spaho ka folur dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar si dhe për zgjerimin e koalicionit opozitar kundër Edi Ramës.

Më poshtë keni disa pjesë të shkëputura nga intervista 

Pse pikërisht tani PD ndërmerr nismën për vetingun në politikë?
Sepse gjendja është e papranueshme. Dy ministra të Brendshëm njëri pas tjetrit të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, kreu i mazhorancës në Kuvend mburret se ka miqësi familjare me një të dënuar me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar droge dhe që është transformuar në biznesmen të suksesshëm me paratë e buxhetit të shtetit. Kjo është qeverisja që duam? Kështu do hyjmë në Europë?

Nëse bëhet vetingu i politikanëve, çfarë ndodh më pas…?
Miratimi i ligjit të vetingut të politikanëve rrëzon gjysmën e qeverisë dhe një pjesë të mirë të grupit parlamentar, si të lidhur me krimin e organizuar.
Lidhur me miratimin e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar, sipas jush, ku u shkel ligji? Kushtetuta thotë se presidenti nuk mund të kthejë dy herë të njëjtin ligj, por sipas jush, cila është “hileja” e qeverisë për t’i hequr mundësinë z.Meta që ta rrëzojë sërish ligjin e ri për Teatrin Kombëtar?

Opozita, presidenti dhe BE nga këndvështrimi dhe përgjegjësitë e secilit kanë folur mjaft qartë për muaj me radhe se ku shkelet Kushtetuta dhe cilat ligje anashkalohen në këtë mega-aferë korruptive. Qytetarët janë mjaft të qartë. Për fat të keq ka mjaft media dhe një takëm të ashtuquajtur “intelektualë”, që nuk ngrenë zërin, por struken nga frika ose ndonjë kockë që iu hedh pushteti. Lexova një shkrim të Claudio Rocca, drejtor i “Accademia di Belle Arti” të Firences dhe autor i 12 librave për arkitekturën. Ai fliste me shqetësim dhe revoltë për prishjen e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Zotëria nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, por si intelektual dhe profesionist ngrinte zërin kundër prishjes se identitetit dhe arkitekturës mesdhetare dhe zëvendësimin e tyre me objekte moderne pa identitet. Argumentet e tij rrëzonin tërësisht propagandën kryeministrore dhe sejmenëve të tij se do i japin Tiranës një teatër të madh, modern e futurist. Nëse doni të ndërtoni një të ri, shkoni dhe ndërtojeni diku tjetër, por mos prishni një godinë 80-vjeçare të një arkitekti të njohur italian dhe ta zëvendësoni atë me një godinë e cila nuk ka identitet, pavarësisht ku është, në Tiranë, Pekin apo në ndonjë qytet amerikan. Kjo ishte thirrja e zotit Rocca në respekt të historisë dhe kulturës shqiptare. Po kujt t’i thuash… ‘Këtu lulet nuk i hanë as gomerët’, sikurse thuhet në “Koncert në Vitin 1936”.

Si mund ta ndalë presidenti “paligjshmërinë” e asaj çfarë do të ndodhë me Teatrin e ri Kombëtar?
Këtë pyetje duhet t’i bëjë vetes dhe jo presidentit çdo qytetar i përgjegjshëm. Nuk është çështje juridike, por çështje e identitetit tonë, i cili po nëpërkëmbet nga një takëm të pangopurish, të cilët për para nuk njohin asnjë skrupull. Problemi duhet parë edhe më gjerë, Teatri është vetëm një nga pasojat e veprimtarisë së kësaj qeverie të kriminalizuar dhe të korruptuar. Për çdonjërin sot është e qartë, që shkaku i krizës që ka zënë vendin është qeverisja dhe Edi Rama. Që të shpëtohet vendi dhe të kemi të ardhme, duhet t’i largojmë ata. Kjo arrihet kur reagojmë të gjithë dhe t’i kundërvihemi të gjithë Edi Ramës dhe rrethit të tij.

Të ndalemi tek opozita e bashkuar. Kalimi i Shpëtim Idrizit në opozitë ngriti shumë pikëpyetje nëse Vangjel Dule do të qëndronte akoma, apo jo në frontin opozitar për shkak të përplasjeve të tyre. Por realisht a ka një çarje brenda koalicionit të opozitës?
Nuk ka asnjë çarje dhe për këtë çështje ka folur vetë z.Dule, i cili është pjesë e aleancës opozitare. Ne nuk jemi koalicion qeverisës. Ne jemi front opozitar për të larguar Edi Ramën nga pushteti si e keqja më e madhe që ka mbërthyer këtë vend.

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI KËTU 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY