Droga në shkolla, Mehmetaj: Në gjimnaze gjen më shpejt hashashin sesa shkumësin

Droga në shkolla, Mehmetaj: Në gjimnaze gjen më shpejt hashashin sesa shkumësin

60
0
Shares

Rastet e shpërndarjes dhe shitjes së drogës në shkolla nuk janë të pakta. Vetëm para pak orësh u raportua për arrestimin e një 22 vjeçari i cili u kap duke shpëndarë lëndë narkotike në shkollat e Tiranës, ndërkohë që ende janë duke u hetuar dhe punuar për ndalimin e rasteve të tjera.

Pikërisht, kjo temë ka qënë në fokus të bisedës në televizionin Ora News, ku deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka qënë e ftuar.

Deputetja ka disa herë që ngre shqetësimin lidhur me këtë problematikë e cila është me rëndësi për mbarëvajtjen e nxënësve në shkolla.

Kejdi shprehet se situata ka shkuar në një pikë ku duhet ndërhyrje e menjëhershme ose i gjithë brezi  do të marrë për keq.

“Në një gjimnaz të Tiranës apo dhe në ato të rretheve ti mund të gjesh cigaren e hashashit më shpejt sesa mund të gjesh një shkumës. Duhet të  jetë policia, prokuroria, ministria e arsimit, psikologët, duhet të jenë prindërit, duhet të ketë një reagim të menjëhershëm mbi këtë fenomen,” tha Mehmetaj.

Sipas saj, ky është një shtet i kapur, me një kryeministër që nuk është mbi palët por është pjesë e gjithë këtij sistemi të ngritur me krimin e organizuar. Kryeministri i ka të gjitha mjetet në dispozicion që të mos lërë situatën ti rrëshkasë nga dora, thotë deputetja, se i bie të flasim për një njeri të paaftë që nuk e meriton të jetë specialist në një zyrë shteti dhe jo më të jetë kryeministër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY