Zhduket minoreni shqiptar në Angli, autoritetet nisin kërkimet

Zhduket minoreni shqiptar në Angli, autoritetet nisin kërkimet

66
0
Shares
Në foto Erlind Gjana

Policia britanike po kërkon një minoren shqiptar, i cili është zhdukur para disa muajsh. Erlind Gjana, 16 vjeç, është parë për herë të fundit në zonën ku ai banonte në Bournemouth më 10 Korrik të këtij viti.

Autoritetet po e kërkojnë prej kohësh vendndodhjen e të riut dhe kanë zbuluar se ka udhëtuar në kryeqytetin britanik dhe në Kent.

“Nuk kemi informacione që sugjerojnë se Erlindi mund të jetë lënduar, por ai është zhdukur prej një kohe të gjatë dhe tani jemi të interesuar të dimë nëse është i sigurtë dhe mirë. Kemi bërë hetime për të lokalizuar vendndodhjen e Erlindit dhe kemi zbuluar që ka udhëtuar në Londër dhe Kent”, shprehet detektivja Sara Watts.

I riu shqiptari është 1 metër e 60 centimetra i gjatë, ka trup të hollë dhe flokë të errëta. Autoritetet u bëjnë thirrje njerëzve që të japin informacione nëse dinë ndonjë gjë në lidhje me Gjanën.

“U bëj thirrje çdokujt që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, apo nëse shohin një person të ngjashëm me përshkrimin të kontaktojnë policinë. Dua gjithashtu t’i them Erlindit që të na kontaktojë direkt ne sepse jemi të interesuar të dimë nëse është mirë”, thotë detektivja Watts për mediat britanike./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY