Sot gjyqi ndaj Habilajve në Itali, ja çfarë ndodhi në Gjykatën e...

Sot gjyqi ndaj Habilajve në Itali, ja çfarë ndodhi në Gjykatën e Katanias

68
0
Shares
Te arrestuarit ne Itali

Ora News ka zbardhur atë c’ka ka ndodhur sot në Gjykatën e Katanias, ku pritej të niste procesi gjuqësor ndaj të arresturve të grupit të Habilajve, të akuzuar për trafik droge e armësh, nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë mbi 20 milionë euro.

Është zhvilluar pasditen e sotme në Gjykatën e Katanias, seanca e dytë gjyqësore ndaj të arrestuarve të bandës së Habiljave, grupit të trafikantëve italo-shqiptarë i shkatërruar nga Antimafia italiane më 14 tetor të 2017 gjatë operacionit të koduar “Rosa dei venti”.

Por kjo seancë gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes Habilaj ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej sot në sallën e gjyqit.

Ora News ka mundur të mësojë datën e ardhshme të zhvillimit të gjyqit ndaj Habilajve.

Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino vendosi që seanca e radhës do të mbahet në Gjykatën e Katanias më 16 nëntot të 2018.

Seanca e parë e gjyqit të Habilajve u zhvillua më  31 maj 2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY