DETAJE/Grabitja me maska dhe armë në Vlorë, autorët morën 16 mijë euro,...

DETAJE/Grabitja me maska dhe armë në Vlorë, autorët morën 16 mijë euro, 1 i arrestuar

84
0
Shares

Furgoni që u grabit ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në mes të ditës, kryente veç transportit të qytetarëve edhe transfertë parash.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur vepruan pak pasi furgoni zbarkoi nga trageti i linjës Brindizi- Vlorë dhe u nis për t’u parkuar në stacionin e përhershëm pranë stadiumit “Flamurtari”.

Mësohet se shuma që ata vodhën ishte 16 mijë euro.

Në fakt, personat e maskuar dhe të armatosur e kanë ditur shumë mirë orarin e mbërritjes së furgonit i cili sapo kishte zbritur nga trageti.

NGJARJA

Sipas njoftimit nga Policia e Vlorës, ngjarja ndodhi rreth orës 09:05 në zonën e Skelës pranë stadiumit “Fla- murtari”, kur 3 persona dyshohet të maskuar kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe dhunës shoferin e furgonit të linjës “Itali-Vlorë”, si dhe disa nga pasagjerët.

Njoftimi i policisë

“Reagimi i menjëhershëm i Policisë së Vlorës, mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, bëri të mundur që pas rreth 30 minutash ndjekje të kapej në kodrat e Panajasë njëri prej autorëve të grabitjes, konkretisht sh- tetasi: Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe ban- ues në Tiranë. Ndërkohë, Policia vijon ndjekjen për kapjen e dy personave të tjerë, të cilët janë larguar me shpejtësi në kodrat përreth duke u futur në pyll, ku ende vijon krehja e zonës për kapjen e tyre. Në afërsi të vendit ku u kap autori i parë është konstatuar edhe një sh- tetas tjetër, i cili është shoqëruar në Polici e po punohet për të parë nëse ka ose jo lidhje me ngjarjen. Në cilësinë e provës materiale Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjetet dhe 2 armët e zjarrit, që dyshohet se janë përdorur nga autorët”.

HETIMI

Sipas Panorama, veç personit të arrestuar dhe një tjetër i ndaluar si i dyshuar, blutë po kërkojnë edhe dy persona të tjerë.

Policia nuk konfirmoi nëse i arrestuari posedonte një pjesë të kësaj shume. Ai është marrë në pyetje, por për efekt hetimi nuk bëhen të ditur emrat e dy personave të tjerë që kanë marrë pjesë në krim.

Burime të Policisë bënë të ditur se ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në grabitje, të cilët kanë qenë në dijeni të parave që transportoheshin në këtë formë, por edhe itinerarin e saktë të furgonit, drejtuesi i të cilit merrte përsipër edhe transferta parash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY