Grabitja e çantës me 10 mijë euro në Vlorë, policia arreston dy...

Grabitja e çantës me 10 mijë euro në Vlorë, policia arreston dy nga autorët

85
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia ka kapur dy prej autorëve të grabitjes të furgonit mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Ndonëse policia nuk jep shumë detaje, bëhet me dije vetëm se arrestimi i dy të rinjve është bërë në kodrat e Panajasë. Po ashtu është sekuestruar dhe mjeti i autorëve, dhe dy armë.

Kujtojmë se grabitja me maska ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Skelës në Vlorë ku tre persona të armatosur me kallash kanë marrë një çantë me para, që ndodhej brenda një furgoni të linbjës Itali-Vlorë.

Mësohet se në çantë ka pasur para që kanë qenë porosi të dërguara nga Italia, dhe kapnin shifrën e 10 mijë eurove.

Tre personat e armatosur ishin larguar nga vendngjarja me një Benz të zi dhe duket se kanë pasur informacione të sakta për paratë që ndodheshin në mjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY