Vazhdon operacioni, kontrolle blic në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

Vazhdon operacioni, kontrolle blic në Lezhë dhe Laç, shoqërohen 17 persona

77
0
Shares
foto ilustruese

Në kuadër të aksioneve për kapjen dhe ndalimin e bandave kriminale në vend, policia ka zhvilluar disa kontrolle në Laç dhe në Lezhë.

Mësohet se policia e shtetit ka shoqëruar 17 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas informacioneve paraprake,policia i ka përqëndruar kërkimet e saj tek personat e shpallur në kërkim. Ka dyshime se në këtë zonë mund të fshihen persona që kanë lidhje me bandën e arrestuar dy ditë më parë, Bajri.

Gjithashtu, në sitë kanë qënë makinat lukzose dhe me xhama të zinj, ku në kontroll kanë kaluar rreth 50 makina. Në aksion marrin pjesë dhe forca të FNSH-së.

Ndërkohë dy ditë më parë në aksionin e Policisë ‘’Oazi” kujtojmë se u arrestuan 11 persona si pjesë e bandës Bajri, të ciët dyshohen dhe për disa vrasje të ndodhura së fundi në qytetin e Shkodrës, dhe që mbeten ende të pazbardhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY