FOTO/Dua Lipa fotografohet në shoqërinë e artistëve më të famshëm të botës

FOTO/Dua Lipa fotografohet në shoqërinë e artistëve më të famshëm të botës

66
0
Shares

E pandalshme Dua Lipa.

Teksa po shijon suksesin e hitit më të fundit ‘Electricity’, mund ta themi me plot gojën, se Dua njihet ndërkombëtarisht dhe është pjesë e VIP-ave të botës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt shtetit të Nevadës në SHBA së bashku me të dashurin e saj modelin Isaac Carew.

Mbrëmjen e djeshme është parë dhe fotografuar në krah të disa prej artisteve dhe VIP-ave  më të famshme të botës.

E para që postoi një foto në Instagram ishte Jennifer Lopez ku shkruante “Mbrëmje qefi” dhe mendohet se të gjithë të jenë mbledhur në shfaqjen muzikore që Lopez jep në qytetin e Las Vegas-it.

Ajo shfaqet shfaqet duke pozuar me Duan, aktoren e famshme Sofia Vergara, këngëtaren e hiteve latine Becky G dhe aktoren e njohur Jessica Alba. Sigurisht që në foto duket dhe partneri i pandashëm i JLO, Alex Rodriguez dhe mbi të gjitha aty ndodhet dhe Dua e cila shkëlqen./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY