Salianji: Ja pse Rama dhe Bushati nuk flasin për Bajrajt, bashkëpunuan në….

Salianji: Ja pse Rama dhe Bushati nuk flasin për Bajrajt, bashkëpunuan në….

112
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar sërish Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, t’i përgjigjet pyetjes se çfarë lidhje ka ai me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

Përmes një deklarate për mediat, Salianji, shkruan se Bushati dhe Rama janë mekur sepse nuk mund tu përgjigjen pyetjeve të bëra nga Partia Demokratike, pasi ata dhe Bajrat kanë bashkëpunuar në zgjedhjet e kaluara.

DEKLARATA E SALIANJIT:

Bushati nuk iu përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje.

Bushati dhe Rama janë mekur sepse:

– Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për t’i kthyer shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tendera dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre. 

– Gjatë zgjedhjeve grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës.

– Rama i ka kërkuar grupit Bajraj, nepermjet Ditmir Bushatit, që të shtojnë numrin e deputetëve te PS ne Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim u ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër.

– Bushati u ka dërguar falenderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale.

–  Komunikimi  me Bajrat është i shpeshtë dhe komunikimi i fundit me ta është gjatë muajve të fundit.

Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Rames kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve.

Prandaj Edi Rama nuk e pranon vetingun në politikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY