Babai i bën vajzës testin e virgjërisë, shpërthen në lot në sallën...

Babai i bën vajzës testin e virgjërisë, shpërthen në lot në sallën e gjyqit

130
0
Shares

Një 56-vjeçar është akuzuar nga Gjykata në Britani në e Madhe se i ka bërë vajzës së tij adoleshente testin e virgjërisë.

Ali Safaraei nga Irani shpërtheu në lot në sallën e gjyqit, duke thënë se donte të kontrollonte nëse vajza e tij ishte përdhunuar, për shkak se ka një të dashur sekret.

56-vjeçari dhe bashkëshortja e tij 24-vjecare Mitra Eidiani të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe mashtruan vajzën e tyre dhe e çuan tek mjeku për një test virgjërie.

56-vjeçari u shpreh se ishte përpjekur të mbante vajzën e tij 18-vjeçare Sophia Safaraei “larg nga rreziqet, shokët e këqinj dhe mediat sociale”, por dështoi.

Daily Mail raporton se çifti iranian pasi zbuloi marrëdhënien e vajzës së tyre kërcënuan me vrasje të dashurin e saj.

56-vjeçari tregoi para trupës gjykuese se nuk e detyroi vajzën që të shkonte të bënte testin e virgjërisë. “Unë thashë vetëm kontroll. Nuk e përmenda virgjërinë. Oficeri e përmendi këtë fjalë, nuk e thashë unë, unë përmenda vetëm kontroll”, u shpreh Ali Safaraei.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY