2 mijë euro për të ndryshuar masën, jepet vendimi për avokaten e...

2 mijë euro për të ndryshuar masën, jepet vendimi për avokaten e arrestuar për korrupsion

54
0
Shares

Gjykata ka vendosur të lërë në burg 2 prej tre personave të arrestuar për korrupsion. Prapa hekurave mbeten avokatja Donata Lepenica dhe 32 vjeçari Yzeir Bala, ndërsa masa e sigurisë “arrest shtëpie” është vendosur për Megi Naksin.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datë 20 shtator, ku kamerat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nxorrën sesi do të manipulohej gjithë çështja gjyqësore. Bëhej fjalë për një të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike, të cilit i ishte kapur një sasi prej 3 gramësh.

Përkundrejt dhënies së një shume prej 2 mijë eurosh, është kërkuar marrja e një mase detyrim paraqitje.

Hetimi ndaj tyre nisi më shumë një javë me parë në bazë të informacioneve të marra nga prokuroria për një masë sigurie.

Pamjet filmike kanë fiksuar momentin kur avokatja futet në zyrën e prokurorit Përparim Hasa duke i ofruar para për të ndryshuar akuzën. Vetë Hasa e ka mohuar akuzën dhe madje ka mohuar se i është afruar para nga ana e avokates.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY