Manjani tregon problemin me Krimet e Rënda: Ja çfarë mesazhi i jep...

Manjani tregon problemin me Krimet e Rënda: Ja çfarë mesazhi i jep shtet-pushteti publikut

61
0
Shares

Në një reagim në rrjetet sociale ish-ministri Ylli Manjani shkruan për problemin më madhor që duhet të përbëjë një shqetësim për vendin.

Sipas tij, problemi më madhor është se u shkri Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nuk ekziston më pasi as Marku dhe Donika nuk dinë ta bëjnë dhe nuk gëzojnë aftësitë e duhura.

Manjani thotë se: Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që : Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda!

Reagimi i plotë i tij 

Nuk është shqetësimi kryesor se çështja ‘Tahiri’ apo ‘Shullazi’ mbetën pa prokurorë. Gjenden gjithnjë prokurorë, sa për të mbyllur proceset e nisura…

Problemi madhor është se U SHKRI Prokuroria e Krimeve të Rënda, që përbëhej nga prokurorë specialë në luftë kundër krimeve të rënda!!!

Sot ky shërbim nuk ekziston më! As Arta dhe mikja e saj Donikë, nuk e bëjnë dot këtë detyrë. Përveç se nuk duan, as nuk dinë ta bëjnë! Nuk i kanë aftësitë e nevojshme.

Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që : Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda! Aq më pak të godasë krimin e organizuar në pushtet!

Kjo është më e rënda që ka ndodhur!

Në fakt kishte kohë që kishte ndodhur, por këto ditë u bë e njohur publikisht. Fal me shnet reformës!’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY