EMRI/Bie nga skela dhe plagoset rëndë punonjësi, arrestohet inxhinieri i firmës

EMRI/Bie nga skela dhe plagoset rëndë punonjësi, arrestohet inxhinieri i firmës

54
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Gjirokastër, ku një punonjës ra nga një lartësi, dhe për pasojë u plagos rëndë.

Pas kësaj ngjarje, mësohet se në pranga është vënë inxhineri i firmës së ndërtimit.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave ra Sami Babameto, 63 vjeç, me detyrë inxhinier arkitekt, ndërsa u shpall në kërkim shtetasja me inicialet A.B, 57 vjeçe, me detyrë drejtuese punimesh pranë kësaj firme.

Kujtojme se shtetasi I.M, 57 vjeç, banues në Gjirokastër, u rrëzua dje nga skela, nga një lartësi 2.7 metra dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY