DETAJE/Mes të arrestuarve të bandës ‘Bajri’, trajneri i Kombëtares Shqiptare dhe futbollisti...

DETAJE/Mes të arrestuarve të bandës ‘Bajri’, trajneri i Kombëtares Shqiptare dhe futbollisti i Besëlidhjes

91
0
Shares
Armir Grimaj

Ditën e sotme policia bëri me dije emrat e personave të tjerë të arrestuar në Shkodër pjesë e grupit kriminal ‘Bajri’.

Mes 11 të arrestuarëve, është dhe Armir Grimaj një emër jo i panjohur për vendin.

Grimaj është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi ka qenë për më shumë se pesë vite portier i klubit Vllaznia, si dhe ka luajtur edhe për disa ekipe të tjera si Dinamo, Partizani dhe Ethnikos Piraeus në Greqi.

Ai ka qenë i grumbulluar edhe në katër ndeshje për ekipin kombëtar shqiptar, ndërkohë që aktualisht vijonte punën si trajner i Kombëtares për femra.

Ndërkohë pjesë e klanit kriminal, është dhe një futbollisti arrestuar në këtë aksion. Bëhet fjalë për  Fabiol Rexhepi. 26 vjeçari luan për ekipin e Besëlidhjes, ndërkohë që karrierën si profesionist e ka nisur në klubin e Vllaznisë.

Të gjithë të arrestuarit në operacionin ‘Oaz’ akuzohen se janë pjesë e kësaj organizate kriminale, ndërkohë që mbi ta rëndojnë akuza për vepra të rënda, si trafik droge, qëniesh njerëzore, vrasje etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY