Arta Marku liron nga detyra prokurorin Sokol Stojani

Arta Marku liron nga detyra prokurorin Sokol Stojani

826
0
Shares

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka nisur të ‘shtypë’ revoltën në Prokurori duke shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të Inspektimit, prokurorin me përvojë Sokol Stojani.

Burime të besueshme thanë për droni.al se Marku ka nxjerrë tashmë një urdhër për lirimin e Stojanit nga detyra duke e kaluar ate ne detyren e drejtorit te ndihmes per Subjekte te Vecanta.

Arsyet lidhen me debatin e djeshëm që ndodhi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku 10 prokurorë nuk u përfshinë në një short për cështjen Shullazi me argumentin se ishte I paligjshëm.

Image result for sokol stojani

Marku kishte urdhëruar kreun e Drejtorisë së inspektimit në Prokurori Sokol Stojani që të hetonte 10 kolegët e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar, raportoi gazetarja Klodiana Lala për neës 24. Pavarësisht se Stojani është caktuar në këtë detyrë nga vetë Marku, ai ka pasur një sërë pakënaqësish madje edhe debate me kryeprokuroren.

“Dorëhiqem nëse më detyroni, pasi është në kundërshtim me ligjin”, mësohet t’i ketë thënë Stojani kryeprokurores.

Arta Marku nisi dje një hetim disiplinor për 10 prokurorë, pasi ata nuk pranuan që të ishin pjesë e shortit për këtë çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY