Drama e familjes shqiptare në Gjermani, babai kërcënon se do të hedhë...

Drama e familjes shqiptare në Gjermani, babai kërcënon se do të hedhë fëmijën nga ballkoni

103
0
Shares

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia gjermane mëngjesin e së mërkurës së 19 shtatorit në Krefeld, pasi kërcënoi se do të  hidhte fëmijën e tij nga ballkoni i një qendre strehimi refugjatësh ku jetonte.

Shqiptari do të kryente veprimin e tmerrshëm pasi do ti refuzohej qëndrimi në Gjermani.

Mësohet se me herët, një punonjës i Zyrës së Jashtmetë Krefeldm, bashkë me dy oficerë të policisë kishin shkuar për të dëbuar familjen e tij prej 5 anëtarësh.

Sipas mediave gjermane, fillimisht 30-vjeçari u kishte nxjerrë një thikë dhe kishte kërcënuar zyrtarët, të cilët kur panë se dhe gruaja e tij ishte bërë agresive dhe po mbështeste atë, u larguan nga banesa.

Në këtë moment, babai kishte shkuar me një nga fëmijët e tij në ballkonin e katit të tretë të ndërtesës dhe kishte kërcënuar  se do të hidhte fëmijën nga lart.

Çfarë ndodh me dëbimin, nga ana juridike

Operacioni shkoi me sukses, pasi për asnjë moment nuk u rrezikua jeta e të voglit. Policia arrestoi të riun shqiptar.  Zyra e mbrojtjes së të rinjve i mori fëmijët në paraburgim. Nëna u pyet nga policia të mërkurën pasdite.

Sipas njoftimit për shtyp të bashkisë së qytetit, zyra e emigracionit do të japë vendimin për dëbim të 30-vjeçarit.

“Qyteti i Krefeld nuk ka fuqi diskrecion në këtë rast – veçanërisht tani që familja i ka shteruar të gjitha mjetet juridike pa sukses. Kështu që familja nuk ka shanse të fitojë të drejtën për të qëndruar në Gjermani” kanë thënë zyrtarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY