VIDEO/E ftojnë të luajë në film horror, gruaja rrezikon të vdesë nga...

VIDEO/E ftojnë të luajë në film horror, gruaja rrezikon të vdesë nga anoreksia

108
0
Shares

Një grua anoreksike që peshon më pak se 38 kg i ngjan tashmë një kufome të gjallë për shkak të peshës së saj trupore, duke u kthyer kështu në një pretedente për rol kryesor në film horror.

Kristina Karyagina, nga Rusia, është një grua e cila nuk peshon më shumë se disa kocka bashkë. Specialistët e kanë udhëzuar se e vetmja mënyrë që ajo të përmirësohet është të mësojë të qeshë më shumë.

26-vjeçarja, e cila është shumë më shumë se nënpeshë, sepse nuk pranon të hajë, i është thënë se mund të vdesë brenda një viti nëse nuk trajtohet. Mis Karyagina, nga Barnaul në Rusinë Jugore  ka kaluar vite në një dietë të përbërë kryesisht nga copa të vogla mollë dhe banane, të cilat do ti shkaktojnë dëme serioze në organe.

Mjeku i saj madje pyeti nëse ajo kishte menduar ndonjëherë të luante një në një film në rolin e një”kufomë të gjallë” për shkak të trupit të saj skeletor, duke u përpjekur kështu të ndryshonte mendimin e saj.

Zonja Karyagina ndaloi së ngrëni kur ishte në shkollë të mesme dhe që atëherë është bërë kaq e hollë.

Një grua ish-anorekse, e cila është shndërruar tashmë në një yll televoziv, ka filluar një fushatë për të marrë trajtimin e Miss Karyagina para se të jetë tepër vonë. Mis Kokhno ka rreth  520.000 ndjekës në Instagram dhe së bashku me ta po nis një fushatë për emrin e Miss Karyagina, në mënyrë që ta ndihmojnë./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY