VIDEO/PD: Lirimi parakohe i Ermal Hoxhës, Rama e mori në mbrojtje

VIDEO/PD: Lirimi parakohe i Ermal Hoxhës, Rama e mori në mbrojtje

58
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar për lirimin parakohe nga burgu të nipit të Enver Hoxhës.

Deputeti Ervin Salianji nga selia blu ka deklaruar se lirimi i tij ka ardhur me urdhër të Edi Ramës.

Sipas tij, kjo është e papranueshme. Trafikanti i drogës i dënuar 4 vite më parë  ka mbrojtje direkte nga kryeministri.

Deputeti thotë se nëse Rama merr në mbrojtje Ermal Hoxhën, në fakt ka marrë në mbrojtje nga drejtësia vëllain e tij, Olsi Rama, i cili është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë, 4 vite më parë.

Sipas deklaratës së tij, ulja e dënimit të Ermal Hoxhës ishte parapërgatitur që para 1 viti, kur bandës së trafikantëve u ul dënimi përfundimtar me më pak vite burg.

Partia Demokratike dënon këtë vendim. Ndaj opozita kërkon Vettingun e politikanëve për të mos lejuar bashkëqeverisjen me krimin./K.Balliu

Ervin Salianji, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 18 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY