VIDEO/Mes sherrit për teatrin, veprimi i deputetit ka lënë pa fjalë

VIDEO/Mes sherrit për teatrin, veprimi i deputetit ka lënë pa fjalë

131
0
Shares

Dritan Bici është deputet në parlament dhe pse asnjëherë nuk është dëgjuar të flasë në foltore.

Zuri vendin e Aqif Rakipit si deputeti i dalë nga listat e PDIU-së në qarkun e Elbasanit, por që kartonin në parlament e ngre gjithnjë për mazhorancën.

Sot, ai u bë protagonist në media krejt padashje. Gazetarët e kanë kapur Bicin duke parë një sekuence ndeshjeje në telefon, ndërsa në mbledhje PD e LSI bënin sherr me PS për ligjin e teatrit.

Bici si pjesë “de facto” e mazhorancës as nuk është shqetësuar për Ilir Beqajn e Eduard Shalsin që po bërtisnin për ti mbushur mendjen PD-së të votojë për shembjen e Teatrit.

Bici i qetë, navigon në internet përmes celularit të tij dhe në fund sigurisht votoi njësoj si mazhoranca.
Ndër “bëmat” e Dritan Bici mbahet mend incidenti i vitit 2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit dhe hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY