FOTO/Meta takon Papa Françeskun, pranë tij për herë të parë dhe Kryemadhi

FOTO/Meta takon Papa Françeskun, pranë tij për herë të parë dhe Kryemadhi

152
0
Shares

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Atin e Shenjtë Papa Françeskun. Meta ishte i shoqëruar nga gjithë familja e tij, teksa për herë të parë pamë dhe në shoqërinë e tij, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se Kryemadhi, kur Ilir Meta u zgjodh president, u shpreh se ajo nuk do të ishte zonja e parë. Nga ai moment e deri më tani, shoqëruesja e presidentit  të shtetit ishte vajza e tij.

Por sot, në këtë ditë të veçantë për familjen presidenciale, Meta është shoqëruar dhe nga zonja e tij në një takim zyrtar, për herë të parë.

”Jam shumë i lumtur dhe i nderuar nga audienca e veçantë sot me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun. Mirënjohje ndaj përkujdesjes së Tij të veçantë dhe Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, vokacionit tonë europian dhe vlerësimit të Tij ndaj lidhjeve të vjetra e personaliteteve që mbajnë fort këto lidhje, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Shenjtorja Nënë Tereza, 38 Martirët e Kishës Katolike shqiptare.

Interesi dhe vëmendja e tij ndaj modelit e bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë fetare në mes shqiptarëve ishin pjesë e bisedës së përzemërt dhe mbresëlënëse me Atin e Shenjtë!” shkruan Meta në facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY