Del nga burgu nipi i Enver Hoxhës

Del nga burgu nipi i Enver Hoxhës

530
0
Shares

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha është liruar nga burgu pasi u arrestua në janar tw vitit 2015 pas operacionit “Xibraka” në Elbasan ku u sekuestrua një laborator ku përpunohej drogë e llojit kokainë.

Ai ishte dënuar për trafik narkotikësh në tentativë.  Hoxha u dënua në korrik 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

Ermal Hoxha është liruar me kusht. Atij i ka mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg pa vuajtur.

Ermal Hoxha u arrestua së bashku me 8 persona të tjerë në operacionin “Xibraka”. Pas atij operacioni opozita artikuloi akuza të forta se pas “Xibrakës” qëndronte vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Prokuroria për Krime të Rënda kishte kërkuar dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY