Viti i ri shkollor, policia bën thirrje: Nesër lini makinat në shtëpi,...

Viti i ri shkollor, policia bën thirrje: Nesër lini makinat në shtëpi, përdorni transport publik

59
0
Shares

Ditën e nesërme, zyrtarisht, starton dhe viti i ri shkollor. Por kjo për kryeqytetin do të thotë trafik, kaos dhe radhë të gjata në pritje.

Lidhur me këtë situatë problematike, për të cilën asnjëherë nuk merren masat për ta shmangur plotësisht, Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti i ka bërë një thirrje të gjithë shoferëve dhe prindërve.

Sipas tij, prindërit rekomandohen të shmangin përdorimin e makinave personale gjatë ditës së nesërme  dhe të përdorin transportin publik.

Përmes një deklarate për mediat, Erion Ahmeti thotë se janë marrë masat që të mos ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve në Tiranë.

I bëj apel prindërve dhe shoferëve që nesër të shmangin sa më shumë makinat personale dhe të përdorin transportin publik. Janë marrë masat që të mos ketë bllokim të trafikut me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor”– tha  Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY