VIDEO/Tajfuni godet dasmën, çifti përjeton tmerr në ditën e martesës

VIDEO/Tajfuni godet dasmën, çifti përjeton tmerr në ditën e martesës

118
0
Shares

Këto janë momentet dramatike dhe plot panik që përjetuan dasmorët gjatë martesës së një çifti në Filipine.

Randy Manaois, 29 vjec dhe nusja e tij Jennifer, 28 vjeç, shihen duke ecur krah për krah, ndërsa nusja përgatitet të hedh buqetën e saj në Marikina, Filipine.

Teksa janë duke lëvizur, një tronditje e madhe dhe zhurmë nga qielli pushton gjithë sallën nga sulmi i fortë i një tajfuni. Dhjetëra të ftuar u përpoqën të fshiheshin duke bërtitur nga frika, ndërsa tronditja goditi vendin, duke copëtuar dritaret dhe duke shkatërruar kabllot e energjisë jashtë.

Duke folur më pas, Randy tha: “Ka ndodhur kaq shpejt. Të gjithë ishin të ngazëllyer dhe gjërat po lëviznin shpejt. Pastaj dëgjuam tingullin dhe shpërthimin.

“Kishte një përplasje të madhe mbi çatinë dhe gjithçka ishte zezë. Gruaja ime ishte e frikësuar dhe të gjithë ishin panik.Ne nuk e dinim se një tragjedi e tillë do të ndodhte. Gruaja ime është ende në shok “.

Tajfuni, i cili kishte një rreze prej 1 km, preku rreth 20 shtëpi në Barangays San Roque dhe Santa Elena, Marikina, gjatë të premtes , sipas ABS-CBN.

Është raportuar gjithashtu se dy banorë u plagosën në qytet pasi disa tela të tensionit ranë mbi ta.

Tajfundi Mangkhut ka goditur vendin me erëra prej 270 kilometrash në orë dhe shpërthime të larta deri në 325 kilometra në orë, sipas meteorologëve./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY