VIDEO/Douglas Costa pështyn kundërshtarin, rrëzikon dënim shembullor

VIDEO/Douglas Costa pështyn kundërshtarin, rrëzikon dënim shembullor

53
0
Shares

Cristiano Ronaldo kompletoi dopietën e parë me fanellën e Juventusit, pasi shënoi dy herë në fitoren që kampionët në fuqi morën në shtëpi përballë Sassuolës. Një fakt i mirë për të rritur moralin në kampin e bardhezinjve që vizitojnë të mërkurën Valencian, për ndeshjen e parë të grupeve të Champions League.

Por një episod në fundin e takimit bën me dhimbje koke trajnerin Allegri dhe kthen tensionet në Torino. Protagonist ishte braziliani Douglas Costa që edhe pse e nisi si zëvendësues tërhoqi vëmendjen me gjestin e tij aspak të hijshëm. Anësori përfitoi nga pozicioni i arbitrit Chiffi dhe pështyu në fytyrë sulmuesin kundërshtarë Federico Di Francesco.

Një veprim që kërkoi ndihmën e “VAR” për të marrë vendimin e duhur, me Chiffi që nuk e kurseu kartonin e kuq kundrejt Costas, i cili pritet të ketë një betejë të gjatë në zyrat e disiplinës së Federatës Italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY