Patozi: Cfarë fshihet pas ‘Mrekullisë së Mallkuar’ të Air Albania

Ndaje

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, e ka cilësuar një shfaqje të shëmtuar të qeverisë, prezantimin para qytetarëve shqiptarë të kompanisë ajrore ‘Air Albania’.

Përmes një postimii në Facebook, Patozi shkruan se para se qeveria të mburret me një kompani ku vetëm oligarkët e partisë fitojnë, duhet të japë shpjegime se përse në Shqipëri çmimet e hiletave janë disa herë më shtrenjtë se vendet e tjera të Evropës.

POSTIMI I PATOZIT:

PAS “MREKULLISË SË MALLKUAR” TË AIR ALBANIA

Si nuk bëmë një gjë për të qenë një herë të vetme! Që të mos ndyhet nga patetizmi i shpifur dhe nga propaganda arkaike.

Një palë po na e paraqesin si mrekullinë e tetë të botës faktin që ca avionë, të cilët do të ulen në Rinas prej dje, do të kenë të stampuar në trup flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Të tjerët po çjerrin faqet dhe kanë vënë kujën sikur kjo është dita e qametit, vetëm sepse po e pret shiritin qeveria e lidhur me krimin.

Ndërkohë që e vetmja gjë që do të kishte vlerë për shqiptarët, që fluturojnë, është se përse nga Tirana çmimet e biletave janë disafish më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit. Dhe a do të vijë ndonjëherë dita që kjo poshtërsi politike të ndreqet apo do të vazhdojë kështu përgjithmonë.

Këtë askush nuk ua thotë, sepse palëve ndërluftuese nuk u intereson fare ky si problem.

Jo vetëm ata që kanë ngjyer dorën ndër vite tek ky pisllëk korruptiv, por edhe të tjerët që mund të mos jenë përzier, nuk e çojnë fare ndërmend, e jo më të luajnë gishtin për ta zgjidhur ndonjëherë, po t’u vijë në dorë.

Sepse, si ata që po rrahin gjoksin, ashtu edhe të tjerët, që po tregojnë me gisht, nuk i shqetëson problemi real i njerëzve, sa kohë që u intereson vetëm tepsia, për të cilën po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje