Fieraku i dehur kapet me 70 mijë euro në “Range Rover”(EMRI)

Fieraku i dehur kapet me 70 mijë euro në “Range Rover”(EMRI)

212
0
Shares

Policia e Fierit arrestoi sot 35-vjeçarin Antonio Bregu, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 70 mijë euro.

Policia sqaron se Bregu u kap në lagjen “Kastriot” duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjëndje të dehur.

“Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale”, tha policia në njoftimin zyrtar. 

Mësohet se Antonio Bregu ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike dhe para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY