VIDEO-LIVE/Opozita në Durrës, Basha paralajmërime të forta: Nxirrni online propozimin e PD

VIDEO-LIVE/Opozita në Durrës, Basha paralajmërime të forta: Nxirrni online propozimin e PD

83
0
Shares

Partia Demokratike dhe opozita ndodhen në qytetin e Durrësit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita e bashkuar do të bojkotonte seancën parlamentare për tu mbledhur në Durrës, në shenjë proteste për gjendjen kriminale në të cilën ndodhet Shqipëria.

Basha ka nisur fjalën e tij duke akuzuar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se nuk ka botuar online projektligjin për vettingun e politikanëve, kjo me urdhër të Ramës.

Ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, Kuvendi ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të.

Burime nga PD thonë se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mund të justifikohet se do ta publikojë nismën pasi të lajmërojë seancën sot në orën 10.00, por nuk ka mbajtur të njëjtin standard me nismat e qeverisë.

Nisma e firmosur nga shumica e deputetëve të opozitës dhe e dorëzuar që më 7 Shtator, nuk ekziston, ashtu sic duket dhe në foto.

Basha sërish ka vënë në qendër të fjalës së ti situatën e krimit në vend duke thënë se pengesa për vettingun e politikanëve janë socialistët të cilët nuk e duan vettingun.

Gjithashtu Basha ka paralajmëruar se në ditët në vijim,  do të publikojnë fakte skandaloze të lidhjeve të kryeministrit dhe ministrit  Xhafa me biznesin e lojërave të fatit dhe të gjitha aferat e tjera.

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Durrës kundër bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 13 septembre 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY