Gazetari publikon fotot, si pozojnë të rinjtë e Shkodrës me armë dhe...

Gazetari publikon fotot, si pozojnë të rinjtë e Shkodrës me armë dhe maska

1008
0
Shares

Në kushtet kur policia ndërmerr aksione dhe arreston njerëz të dyshuar si pjesë e krimit, pa dhënë arsyet pse po arrestohen, bëhen publike dhe foto të këtyre njërezve të cilët pa u dridhur qerpiku pozojnë me armë dhe me maska.

Dhe pse ndërhyrjet e policisë ka qënë të shumta, asnjë autor nuk ka si të të dyshuar për vrasjet në Shkodër. Kujtojmë se vetëm në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto të disa personave të armatosur dhe të veshur me maska në Shkodër.

“Është një foto nga Shkodra ku 5 të rinj të armatosur pozojnë me armë dhe kallashnikovë, mp5. Situata në Shkodër deri kur hyri RENEA ishte tejet e agravuar. Duhej ndërhyrë edhe më herët, ke të bësh me grupe të tilla. 

Policia ndërhyri në zona më të vështira si Kiras dhe Dobraç, dhe dha mesazhin kush është zoti i territorit. Por të tilla grupe, policia ka informacion kush janë” ka thënë Hoxha dje në një emision televiziv.

Nga ana tjetër, Hoxha u tregua skeptik lidhur me aksionet e policisë, sidomos në qytetin e Elbasanit, teksa tha se policia kishte dështuar në operacionet e saj kundër bandave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY