EMRAT/Kontrolle në Fier, kokainë dhe armëmbajtje pa lejë, arrestohen 3 persona

EMRAT/Kontrolle në Fier, kokainë dhe armëmbajtje pa lejë, arrestohen 3 persona

129
0
Shares

Policia e Fierit ka zhvilluar disa kontrolle në qytetin e Fierit ku janë arrestuar tre shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 33 doza kokaine. Në pranga është vënë Edi Subashi 27 vjeç.  Të riut i është gjetur droga dhe arma gjatë kontrollit në banesë ndërkohë që gjithashtu e fshinte drogën në makinë.

Gjithashtu dy shtetasit e tjerë janë kapur me armë pa lejë dhe me sasi droge gjatë kontrollit të ushtruar nga policia.

Njoftimi i policisë

Operacioni i koduar “Porosia e fundit”

Sekuestrohen 33 doza me lëndë narkotike Kokainë, Cannabis Sativa dhe 1 armë e ftohtë.

Policia njoftoi se: Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Porosia e fundit”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi: Edi Subashi, 27 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë.

Kontrollet

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi:

•Fatmir Hoxha, 48 vjec, banues në Fier.

Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi ju gjetë e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin:

• A.Z, 38 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi ju gjetë një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Po ashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

•Petrit Halimi, 27 vjec, banues në Mallakastër.

Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Shkatërrim i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY