Deputetja publikon shifrat reale për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve: Vesi del me...

Deputetja publikon shifrat reale për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve: Vesi del me shpirtin

48
0
Shares

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, njëkohësisht deputetja e  PD, Jorida Tabaku,në një postim në facebook, ka shkruar lidhur  me vendimin e Kuvendit për ligjin për “Dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”.

Tabaku i drejtohet mazhorancës duke e akuzuar se do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet.

Sipas Tabakut, kjo është e vërteta: Qeveria Rama ka buxhetuar 2 mld lekë më pak, “para për ish-të persekutuarit”, dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.

Postimi i plotë:

“Vesi del me shpirtin. Kjo mazhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.

Kjo është e vërteta që lexohet në librat e qeverisë dhe jo gënjeshtra që del nga goja e qeveritarëve.

Ligji i sotëm që do të miratojnë është vetëm një tjetër sorollatje që do të vonojë dhe do t’i ulë kompensimet e të përndjekurve duke përdorur paratë e tyre për koncesione tek familjet oligarke. Shifrat janë të qarta! Nuk mund të presim më shumë. Ne nuk kishim asnjë iluzion! As të përndjekurit tashmë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY