Bashkia e Kukësit vulos tarifën e Rrugës së Kombit: E pranueshme për...

Bashkia e Kukësit vulos tarifën e Rrugës së Kombit: E pranueshme për të gjithë

71
0
Shares

Është vendosur zyrtartisht dhe nuk ka më vend për diskutim. Vendosja  e tarifës së Rrugës së Kombit është një çështje e mbyllur në Këshillin Bashkiak të Kukësit.

Ky vendim ka ardhur pas një sër negociatash me grupet e interesit, qeverinë në të mirë të interesave të qytetarëve.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Kukës në një deklaratë ka thënë se pas reflektimit të qeverisë shqiptare, tarifa e Rrugës së Kombit prej 100 lekësh për kuksianët është një tarifë e përballueshme nga të gjithë.

DEKLARATA PËR SHTYP E BASHKISË KUKËS

Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Kukës bëj me dije opinionin se mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur sot me datë 13.09.2018 nuk u zhvillua për mungesë kuorumi.

Lidhur me pikën e fundit të rendit të ditës që ka të bëjë me analizën, diskutimin mbi vendosjen e tarifés së rrugës së Kombit sqaroj se kjo çështje quhet e mbyllur dhe nuk do të jetë më pjesë e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë pas reflektimit nga ana e qeverisë shqiptare dhe Koncesionarit, të tarifés prej 100 lekësh e caktuar për banorët e qarkut Kukës, e cila është e pranueshme dhe e përballueshme nga të gjithë.

Theksoj se erdhëm në këtë zgiidhje përfundimtare pas negociatash të vazhdueshme me Qeverinë Shqiptare, Koncesionarin dhe grupet e interesit në të mirë të interesave të banorëve dhe qytetarëve te qarkut Kukës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY