Vasili akuza qeverisë: Nga dekoderat tek teatri, kjo eshte trajektorja e banditizmit...

Vasili akuza qeverisë: Nga dekoderat tek teatri, kjo eshte trajektorja e banditizmit qeveritar

35
0
Shares

Kryetari i grupit pralamentar të LSI Petrit Vasili  ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fikjen e transmetimeve analogeve dhe rikthimin e tyre ditën e djeshme.

Vasili shkruan në facebook se dekoderat ishin thjesht turp i pamasë dhe hajdutllëk i qeverisë.

Gjithashtu ka folur dhe për teatrin teksa shkruan se ky ligji special u shpartallua nga BE.

Postimi i plotë në facebook

Nga dekoderat tek teatri,kjo eshte trajektorja e banditizmit qeveritar.

Qeveri me mizerabel per shkak te paaftesise nuk eshte pare.
Dekoderat ishin thjesht turpi i pamase i paaftesise dhe hajdutllekut.

E filluan turpin,s’jua mbajti dhe u kthyen mbrapsht.Keta vazhdojne t’i japin ne menyre te çfrenuar para’ koncesionareve te rruga e Kombit, ndersa pensionisteve te varfer u rjepin leket e fundit per dekodera kur mund tua jepnin te gjitheve pa leke.
Po teatri?

Paaftesia dhe kusaria bashkiako qeveritare prodhuan turpin e radhes ligjin special apo turpin special qe u shpartallua nga BE.
Keta qe per 40 dite do te valevisnin votat e turpit ne parlament dhe do rrezonin dekretin e presidentit tani po na thone qe jane gati ta ndryshojne ligjin.
Po 40 ditet ku mbeten? Po votat, qe do te valeviteshin ku jane? Apo mund te gjenden ne Sharre edhe 40 ditet e turpit,edhe votat si letra higjenike edhe ca gjera te tjera mund te gjenden atje…
Nga dekoderat tek teatri kjo eshte trajektorja e banditizmit te qeverise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY