Rama nga Londra: Ja 2 paradokset e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Rama nga Londra: Ja 2 paradokset e vendeve të Ballkanit Perëndimor

63
0
Shares

I ndodhur në Londër, në një seminar për Ballkanin Perëndimor, që organizohet për deputetët,Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama ka shkruar disa detaje për pjesëmarrjen e tij në këtë seminar.

Paradokset e quan Rama. Ai ka shkruar lidhur me dy paradokset e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

1.Të gjithë delegacionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, flasin për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë që e bëjnë këtë në Londër, në parlamentin e një vendi që ka vendosur të dalë nga BE dhe është në atë që njihet si procesi BREXIT.

2.Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në seminar marrin pjesë katër vende anëtare të NATO-s; Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi, e ndërkaq, rajoni vazhdon të jetë problematik për sigurinë, për krimin e organizuar, për trafiqet dhe korrupsionin

STATUSI I LUAN RAMËS

“Paradokset” e një seminari!…

 Në seminarin për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar dhe që po zhvillohet në Londër, ku marrin pjesë deputetë nga parlamentet e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, dhe natyrisht, edhe të Parlamentit Britanik, duke e marrë fjalën në një nga seancat, theksova dy paradokse:

Paradoksi i parë: të gjithë delegacionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, flasin për anëtarësimin në Bashkimin Europian si ëndrrën e tyre të madhe e të pa realizuar, ndërkohë që e bëjnë këtë në Londër, në parlamentin e një vendi që ka vendosur të dalë nga BE dhe është në atë që njihet si procesi BREXIT!

Paradoksi i dytë: nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në seminar marrin pjesë katër vende anëtare të NATO-s; Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi, e ndërkaq, rajoni vazhdon të jetë problematik për sigurinë, për krimin e organizuar, për trafiqet dhe korrupsionin!
Retorikë!

Dhe BE nga ana tjetër në krizë lidershipi, që me Procesin e Berlinit krijoi një “ishull shprese”, ku janë ankoruar përkohësisht vendet e Ballkanit Perëndimor!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY