SHIJAK/Kunatat godasin njëra-tjetrën, në sherr hyjnë dhe ‘krushqit’

SHIJAK/Kunatat godasin njëra-tjetrën, në sherr hyjnë dhe ‘krushqit’

169
0
Shares
Foto Ilustruese

Nuk ndodh të dëgjojmë shpesh raste të tilla, por kjo gjë është e mundur. Një sherr mes kunatave degradon duke përfunduar në polici.

Një 33 vjeçare me iniciale D.T, ka denoncuar kunatën e saj 12 vite më të re se e ka dhunuar fizikisht.

Pas dhunës, nusja e re është dhunuar nga vjehrri 58 vjeçar me iniciale R.T. Në zënkë është përfshirë edhe babi i 21 vjeçares, pasi ka dhunuar krushkun 58 vjeçar.

Komisariati i Policisë Shijak njofton:

Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D. T., vjeçe 33, banuese në fshatin Shijak, pasi kunata, shtetësia R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

-Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R. S., 21 vjeçe, banuese në Shijak, pasi vjehrri, shtetasi R. T., vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

-Më datë 10. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. S., vjeç 55, banues në Shijak, pasi në banesë ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. T., vjeç 58, banues në Shijak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY