PDIU ‘braktis’ Ramën, nis negociatat me opozitën

PDIU ‘braktis’ Ramën, nis negociatat me opozitën

57
0
Shares

PDIU (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet) pritet ti bashkohet opozitës. Në një kohë kur na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet lokale,  PDIU do të shkëputet nga koalicioni me Partinë Socialiste.

Pritet që ky vendim të merret sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU në orën 17:00.

Më herët, kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi paralajmëroi se do të shikonte mundësitë për negociata me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar.

Këto deklarata ai i bëri në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ku theksoi se forca politike që ai drejton do të negociojë për të qenë pjesë e partive opozitare në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Nuk dua t’iu referohem emrave të përveçëm, por ajo që mund të them qartësisht sot është se, në kushtet kur kjo mazhorancë e ka marrë të gjithë tepsinë për vete dhe deklaron se do të hyjë e vetme në zgjedhje, e në kushtet që për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë kemi ndryshim 180 gradë të qëndrimit të kësaj mazhorance dhe të Edi Ramës, në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë së PDIU-së vendosëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar”, deklaroi Shpëtim Idrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY