Nga Portokalli në ”B.E Caffe”, Bes Kallaku zbulon detajet e programit të...

Nga Portokalli në ”B.E Caffe”, Bes Kallaku zbulon detajet e programit të ri

149
0
Shares

Askush nuk e kishte menduar se do ta shihte Bes Kallakun të moderonte një program të tijën, i shoqëruar dhe nga 2 miqtë e tij të humorit.

Në tv Klan së shpejti starton rubrika më e re në programin “E Diela Shqiptare” e Ardit Gjebreas. E titulluar ”B.E Caffe”,kjo rubrikë do të ketë protagonistë Bes Kallakun, Erion Isai dhe Olsi Bylyku. Sigurisht, që në qendër të rubrikës do të jetë humori dhe batutat.

Bes Kallaku ka rrëfyer diçka më shumë në një intervistë për Tv Klan duke bërë publike disa detaje të reja.

Lexoni më poshtë intervistën e plotë shkëputur nga  Tv Klan.

Do jeni vetëm në studio apo do dilni dhe në terren me video humoristike ?

Nuk do qëndrojmë besnik të studios, do jemi edhe exterier, do kemi filma të shkurtër. Do kemi jetë…

Ju do të keni përkrah Erionin dhe Olsin, dy personazhe të dashur për publikun, duke formuar një treshe që do i ngjasonte tre musketierëve të humorit? Kush do jetë D’Ardanjani? 

Në këtë rast D’Ardanjani nuk do jetë më i riu nga ne, por ai që ka më tepër eksperiencë edhe moshë. Do jetë dikush tjetër D’Ardanjani. Nuk ka mësuar ai nga ne, por ne prej tij.

Si mund të na e përshkruani eksperiencën e veçantë në “Këngën Magjike” përkrah Ardit Gjebreas?

Ka qenë një nga eksperiencat më të rralla, e më të veçanta. Diçka që na nxori jashtë guaskës së personazheve. Diçka që e kishim kërkuar më përpara, edhe Arditi na e besoi. Pati rezultat besoj, sepse falë eksperiencës tonë edhe besimit të Arditit, doli ajo që dëshironim të dy palët.

Kthehemi sërish te rubrika “B.E Caffe”. A ka Besi një rol që do ta mbajë çdo puntatë, apo çdo javë do të vijë me një personazh të ri?

Jemi të prirur vetëm për prurje të reja, për frymë të re. Në muajt Shkurt, Mars, unë dhe Erioni kemi punuar në Itali në krah të Giancarlo Bozzo, autorit të spektaklit më të madh të humorit atje, Zelig. Kemi punuar 2 muaj pas skene për të marrë eksperiencën e duhur në ngritjen e një strukture dhe programi komik. Kryesisht të spektaklit, gjë e cila na shërbeu të krijojmë vetë diçka dhe jo ta marrim të gatshme.
Faleminderit. Zoti ju rujt. Shihemi së shpejti edhe urojmë t’jua kthejmë pritshmërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY