KLSH padit në prokurori dy ish drejtorët e ALUIZNI-t Dibër

KLSH padit në prokurori dy ish drejtorët e ALUIZNI-t Dibër

120
0
Shares

KLSH kallëzon në prokurorinë e rrethit gjyqësor Dibër dy ish drejtorë juristin dhe hartografin të drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t Dibër.

Në raportin e KLSH-se thuhet:  Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Dibër ka kryer legalizime të jashtëligjshme për objektet informale të cilat kanë cënuar rrugët nacionale, distancat nga rrugët e kategorisë B, brigjet e lumit, përrenj dhe në Zonat e mbrojtura. Kanë kualifikuar 331 objekte, por nuk kanë kryer procedurat për VKM duke i vonuar nga 1-3 vjet, kanë kryer legalizime në Zonat e Mbrojtura pa leje mjedisore, legalizuar objekte në afërsi të lumit Mat, kanë legalizuar objekte mbi objektet shtetërore me një dëm ekonomik në vlerën 80,7 milion lekë, legalizuar truall mbi trefishin pa zbatuar çmimin e tregut të caktuar me VKM  me dëm ekonomik në vlerë  6,6 milion lekë, si dhe ka shmangur procedurat ligjore për vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 288,2 milion lekë.”

KLSH auditoi Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Dibër për periudhën 1 Janar 2015 deri më 30 Prill 2018 dhe iu percollen gjetjet e rekomandimet përfundimtare te vendimit nr. 93, datë 29.07.2018 të Kryetarit të KLSH –se. Gjithashtu u përcoll kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për SH.T dhe N.K ish Drejtorë, F.R Hartograf dhe V.GJ juriste të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Dibër.

Sipas raportit kjo drejtori nuk ka ndjekur procedurat ligjore për 331 dosjet e dala nga arkiva të kualifikuara, duke shkelur afatet ligjore për shqyrtimin administrativ për legalizim, duke krijuar ndikime negative tek qytetarët. KLSh kërkoi dhe shkarkimin e 5 punonjësve të këtij institucioni.

Shkeljet

Në 32 raste, për sipërfaqen e përgjithshme ndërtimore 1335m2, janë kryer legalizime të pasurive “Ndërtesë’’ dhe statuset juridikë të pasurive të legalizuara të dërguara me shkresë përcjellëse nga ZVRPP-të Mat, Peshkopi, Bulqizë, konfirmojnë pronësinë e truallit dhe ndërtimit (objektit) të legalizuar dhe janë pronë “Shtet’’ ose “Pronar i pavërtetuar’’. Në dosjet e audituara nuk u gjetën deklarata noteriale për prishje të objektit dhe nuk rezulton të jenë zbatuar procedurat për pasqyrimin e gjendjes së objektit “Shtet’’ apo Pronar i pavërtetuar’’, sipas regjistrit të pasurive të paluajtshme të njësisë administruese vendore e qendrore, si dhe të njësive apo institucioneve shtetërore të cilët i kanë këto pasuri në administrim apo pronësi. Vlera prej 74,207 mijë lekë, e cila përfaqëson vlerën e llogaritur të sipërfaqes ndërtimore pronë ‘’Shtet’’ dhe “Pronar i pavërtetuar” të legalizuar, është dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit dhe është përvetësuar pasuria publike në rrugë joligjore.

– Për 527 objekte, kanë lëshuar leje legalizimi për objekte, pronarët e të cilave kanë përfituar një sipërfaqe totale 130816m2, ndërkohë që duhej të likuidonin për parcelën ndërtimore vlerën 261,631,800 lekë (lekë + bono privatizimi).Kjo ka ardhur në mungesë të VKM-ve, pasi për 491 objekte, DR e ALUIZNI-t Qarku Dibër nuk ka përcjellë shkresat për përgatitjen e VKM-ve dhe në dosjet e audituara nuk gjendet asnjë lloj dokumenti mbi arsyet e vonesave të shkresave për secilin objekt për mos dërgimin e shkresave në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë, e cila do ketë efekte negative në të ardhurat në buxhetin e shtetit.

– Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Dibër ka marrë vendime “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, në kushtet kur në dosje mungojnë vërtetimet për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 26,517,252lekë  nga 795 objekte.

–  16 raste, kanë lëshuar lejet e legalizimi në kushtet kur pasuritë e legalizuara kufizohen me rrugë automobilistike të kategorisë C, në distancë jo më pak se 10m largësi prej këtyre rrugëve, në një kohë kur distanca e lejuar për rrugët interurbane të kësaj kategorie është 10 m.

– Në 7 raste, në ZK të bashkisë Klos, kanë lëshuar leje legalizimi, në kushtet kur pasuritë e legalizuara dhe parcelat përkatëse me sip. 1763m“Truall” të shitur dhe tjetërsuar në truall privat dhe një sipërfaqe ndërtimore të legalizuar 802m2, ku distanca e objekteve nga bregu i lumit Mat dhe përroi, është më e vogël se 100ml, distancë që luhatet në segmentin 26 ml, distancë brenda së cilës, pasuria shtetërore është e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 111/2012, datë 15.11.2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

– Në 52 raste, kanë lëshuar leje legalizimi në të cilat u konstatua se: sipërfaqja e parcelës ndërtimore tejkalon 3-fishin e bazës së ndërtimit,  ku qytetari nuk ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim dhe pa u llogaritur vlera sipas çmimit të tregut  përcaktuar në VKM nr. 514, datë 30.7.2014 ‘’Për miratimin e vlerës së pronës për secilin Qark të Republikës së Shqipërisë’’, të ndryshuar me VKM nr. 89, datë 03.02.2016  për sipërfaqe tepër + 3899 m e vlerë 6,538 mijë lekë, e cila është dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit

– Nuk janë kompensuar dhe përfunduar procedurat e kompensimit për 3 raste me sipërfaqe totale gjithsej 267m2 në  vlerë 2,382 mijë lekë, nuk ka përfunduar procedurën ligjore të kompensimit të pronarëve.

– Në 29 raste, kanë kryer legalizimin e objekteve, në një kohë që parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë,kullotë dhe pyll”, këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall” .

– Në 1 rast, me leje legalizimi për një pallat 9 kate, u konstatua se sipërfaqja e parcelës ndërtimore prej 1123 mështë dhënë në kundërshtim me ligjin , pra siperfaqe + 623m2 truall është dhënë mbi normën e përcaktuar me ligj. dhe është bërë kalimi në pronësi i parcelës ndërtimore, të regjistruar në ZVRPP në zërin kadastral “Pyll”, duke ndryshuar zërin kadastral nga “Pyll” në “Truall” pa miratimin e autoriteteve përkatëse.

– Në 11 raste, Zona e Mbrojtur Korab dhe Zona e Mbrojtur e  Liqenit të Ulzës dhe Koritnik, janë legalizuar objekte që ndodhen brenda zonave të mbrojtura pa u pajisur më parë me leje mjedisi nga autoritetet përkatëse.

–  një rast është dhënë leje legalizimi për “Godinë shërbimi 1-kat“, lagjia “Treg” Peshkopi, me sipërfaqe 92 m2, në rrëpirën e përroit, ndërtimi informal nuk ka themele, por qëndron mbi trarë hekuri me rrezik shembje, mungon dokumenti për marrëdhënien me truallin dhe certifikata e pronësisë, pasi pasuria 22/104 është tokë ledh (pjerrësi ose breg lumi), sipas shkresës ZVRPP Dibër nr. 1591/1 datë 26.6.2015.

– Në 10 raste janë legalizuar objekte, pa asnjë dokument ligjor ku të argumentohet se objektet kanë qenë  ndërtuar para vitit 2014, nuk ka dokument nga ujësjellësi ose nga KESH për këto objekte, ndërsa fotot e vitit 2013 tregojnë të kundërtën.

-Në 7 raste  janë dhënë leje legalizimi për ndërtimin informale në kushtet  kur ndërtimi informal ka cenuar hapësirën publike ka zënë trotuarin e këmbësorëve dhe lulishtet, pasi sheshet, lulishtet dhe rrugët nuk mund të kthehen në truall.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY