Gjendet një burrë i varur në pemë,policia: Ka lidhje me të riun...

Gjendet një burrë i varur në pemë,policia: Ka lidhje me të riun e zhdukur në Sarandë

90
0
Shares

Një trup i pajetë i varur në pemë është gjendur shumë pranë banesës së tij në plazhin e pasqyrave në Ksamil.

Dyshimet e policisë janë për një person i cili rezulton i humbur prej 24 orësh në këtë qytet.

Kujtojmë se se i riu është Blerim Dule. Ai para se të largohej nga shtëpia iu ka thënë familjarëve se do të mbytet në det.

Personi për të cilin bëhet fjalë është 29 vjeç. Policia e Sarandës vazhdoi kërkimet që prej ditës së djeshme, por nga ato të dhënat të deritanishme, rezulton se Dule vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Ndërkohë, Policia në prani të familjarëve ka zhvilluar kërkime në det, por ende nuk kishte asnjë shenjë për të zhdukurin nga Manastiri i Sarandës, deri në këto çaste për të cilat ka dyshime të forta se trupi i përket atij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY