Deputetit nuk i bëjnë përshtypje rastet e krimit në Shkodër: Vrasje kishte...

Deputetit nuk i bëjnë përshtypje rastet e krimit në Shkodër: Vrasje kishte dhe në diktaturë

99
0
Shares

Një nga problemet më madhore që dukshëm ka pushtuar gjithë vendin, është rritja e numrit të vrasjeve ku shumicës prej tyre nuk i gjendet as autori.

Në momentet kur qytetarët ndjehen më të pasigurt se kurrë, kur dita ditës regjistrohen vrasje të reja dhe kur policia nuk po vepron kundrejt garantimit të qetësisë dhe sigurisë, ka deputetë të cilët bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr, duke propaganduar se nuk ka rrezik dhe duke mohuar kategorikisht se ka vrasje apo rritje të kriminalitetit.

I ftuar në report tv, deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili dikur vetë ka qenë oficer policie, është shprehur se niveli i kriminalitetit nuk është alarmat në Shkodër.

Deputeti socialist për të argumentuar qëndrimin e tij, shkon deri aty sa paralelizon periudhat e ndryshme me sisteme krejt të kundërta qeverisjeje.  Ai thotë se vrasje ka patur edhe në diktaturë.

Ja çfarë thotë socialisti:

“Shkodra është një vend ku kam punuar tre herë, dy herë Drejtor i Policisë dhe njëherë Shef i Policisë Kriminale. Në periudha të ndryshme kriminaliteti merr vrull. Kjo nuk është histori që ndodh sot, edhe në kohën e diktaturës ka qenë problem. Numri i vrasjeve në Shqipëri është ulur në 50-60%”.

Z.Xhafaj i kam dhënë 2-3 sugjerime për këtë situatë. Nuk është jashtë kontrollit kjo situatë, megjithëse siç thash ka një fluks ngjarjesh, por situata mund të vihet në kontroll.”/K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY