Vetting i politikanëve, Balla qetëson deputetët e PS: Është propagandë…

Vetting i politikanëve, Balla qetëson deputetët e PS: Është propagandë…

46
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ai dhe socialistët e tij janë gati për vettingun e politikanëve, një nismë e ndërmarrë nga Partia Demokratike.

Madje vetë ai u tregua i gatshëm të ishte i pari që kalonte në Vetting. Por mesa duket gati nuk janë deputetët e tij.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton vettingun e politikanëve dhe se nuk ka nevojë për nisëm shtesë.

Mësohet se  Balla u ka thënë deputetëve të PS-së se propozimi për vetting në politikë është propagandë.

Mos këto janë vallë shenja refuzimi nga ana e mazhorancës?

Ja çfarë ka deklaruar Balla në takim:

 “Propozimi i Bashës është propagandë politike. Propozimi si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Jemi gati për vetting të vërtetë, reforma në drejtësi e garanton 100%, Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton plotësisht vettingun e politikanëve, nuk ndalen vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY