Kishin fshehur drogën në ‘Range Rover’, policia arreston të rinjtë nga Vlora

Kishin fshehur drogën në ‘Range Rover’, policia arreston të rinjtë nga Vlora

104
0
Shares

Një sasi e dyshuar si Cannabis Sattiva, u gjet mëngjesin e sotëm në një automjet tip “Range Rover”, ku udhëtonin tre të rinj në Vlorë.

Kanabisi u gjet i fshehur në makinë, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në kuadër të operacionit “JAD 2018”.

Policia ka vënë në pranga tre shtetasit: Bezhan Dervishaj, 25 vjeç, dhe Blerim Dervishaj, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Poçem, Mallakastër; dhe shtetasi Laim Lelaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

Në njoftim vazhdon të thuhet:

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, më datë 09.09.2018, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Bezhan Dervishaj dhe Laim Lelaj. 

Ata janë autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin tip “Range Rover” me targa AA 023 KR, u gjet dhe u sekuestrua një sasi materiali bimor, i dyshuar si Cannabis Sattiva.

Ngjarje për të cilën u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Blerim Dervishaj, si i dyshuar për veprën penale “Moskallëzim krimi””.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY