DETAJE/Përmbyset makina në Bilisht, arrestohet shoferi i dehur nga festa

DETAJE/Përmbyset makina në Bilisht, arrestohet shoferi i dehur nga festa

77
0
Shares

Tre persona janë plagosur nga një aksident mbrëmjen e djeshme në Bilisht.

Mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i makinës tip Benz me targa AA 107TL ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me një mur dhe më pas është përmbysur.

Të tre personat e plagosur ishin duke u kthyer nga një festë në orët e vona të mbrëmjes.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar pasi ishte në gjendje të dehur. I janë marrë kampione gjaku për të dalë në përfundimin se ka përdorur alkool.

Njëri prej të plagosurëve është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Informacioni nga policia 

Më datë 09.09.2018, jemi njoftuar se në hyrje të qytetit të Bilishtit, drejtuesi i një mjeti tip “Benz” me targa AA107TL, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi, si edhe 2 pasagjere në mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY